Inspektorati i shkon sërish mobile-shop “Fitës” tek dera
Pas një operacioni të policisë të realizuar mbrëmë në 31 “Mobile-Shop”, Inspektorati i Tregut i ka shkuar sërish sot tek dera mobilshop-it “Fita”, në kryeqytet.
Gazeta Insajderi sjell pamjet nga vendi i ngjarjes:
Në media u raportua mbrëmë se mobil shopit, “Fita” i është ndërprerë veprimtaria përkohësisht nga Inspektorati i Ministrisë së Tregtisë, me dyshime për veprimtari ilegale pa licencë.
Gazeta Insajderi ka provuar të kontaktojë me biznesin në fjalë, por telefoni i tyre ka qenë i ndalur.
Sot, Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksionin e djeshëm në 31 “Mobile shop”-e në Prishtinë.
Sipas policisë gjatë këtij aksioni janë gjetur dhe sekuestruar 118 smart phone, 3 tabletë, 11 airpods për shkak të dyshimit për shmangie nga tatimi dhe kontrabandë me mallra.
Një lokal është mbyllur nga inspektorati për shkak se nuk ishte i regjistruar si biznes dhe një lokal është bllombuar për shkak se kishte qenë i mbyllur.
“Prishtinë 07.11.2023. Bazuar në urdhëresën e prokurorisë, janë kryer kontrolle në 31 lokacione (lokale Mobil-Shop), ku janë sekuestruar 118 smart phone, 3 tabletë, 11 airpods për shkak të dyshimit për shmangie nga tatimi dhe kontrabandë me mallra. Një lokal është mbyllur nga inspektorati për shkak se nuk ishte i regjistruar si biznes dhe një lokal është bllombuar për shkak se kishte qenë i mbyllur. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim e Policisë