Mërgimtarin në Lipjan e zë taksirati para se të kthehet në Gjermani, përfundon prapa grilave pasi e rrahu gruan

Numri i rasteve të dhunës në familjet kosovare është në rritje çdo ditë e më shumë. Jo rrallëherë ndodh që në Polici të denoncohen edhe problemet mes çifteve nga diaspora, të cilët i zë sherri gjatë pushimeve në Kosovë. Kështu ka ndodhur edhe me një çift, pasditen e djeshme në fshatin Poturoc.

Sinjali mëson se rasti u zbulua pas denoncimit të gruas, e cila e raportoi në Polici dhunën që dyshohet se ka përjetuar nga bashkëshorti i saj. Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e tyre, ku ai dyshohet se i ka shkaktuar dhunë fizike e psikike.

Në dëshminë saj të dhënë në stacion policor, ajo ka thënë se burri e ka sulmuar fizikisht, duke i shkaktuar edhe lëndime trupore, për çka ka marrë trajtim mjekësor në spital.

Si rezultat i denoncimit, Policia është aktivizuar dhe ka shoqëruar të dyshuarin në stacion policor, ku pas intervistimit, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e tij në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim