Pacienti i QIRSKP në Shtime ikë për të disatën herë, Policia aktivizohet për ta gjetur

Raportohet se një pacient ka ikur nga Qendra për Integrimin dhe Rehabilitimin e të Sëmuarve Kronik Psikiatrik në Shtime.

Sinjali raporton se pacienti B.A, është larguar gjatë ditës së djeshme nga kjo qendër, në orët e mëngjesit.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se kjo nuk është hera e parë që i njëjti ka ikur nga kjo qendër, pasi edhe më parë është larguar dhe e kanë rikthyer sërish për rehabilitim.

Sipas informacioneve të para, i njëjti në të shumtën e rasteve kur është zhdukur, e kanë gjetur te familjarët e tij.

Pasi rasti është denoncuar në Polici, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar të ndërmerren veprimet e nevojshme lidhur me rastin.

Lexo edhe:  Gjendat eshtra njerëzish në Gjakovë