Parashikimi i motit gjatë vikendit

Sot pritet të mbajë mot më i ftohtë dhe kryesisht i vranët.

Herë pas here lokalisht priten reshje dhe rrebeshe shiu, por jo në sasi të mjaftueshme ende në tërë territorin. Temperaturat do të shënojnë ulje dhe ajo maksimale do të arrijë deri në 13 ose 14 gradë Ceslius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriorem Luginë dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu, vende-vende mjaft intensive. Reshjet më të dendura priten në jug dhe juglindje të Shqipërisë dhe shumë vise në Maqedoninë Veriore. Temperaturat shënojnë ulje në tërë rajonin.

E diela sjellë rritje në intensitetin e erërave sidomos në Kosovë. Pasdite priten rrebeshe lokale shiu sidomos në rajonin e Dukagjinit e deri në veriun e Kosovës. Reshje mjaft intensive priten në përsëri në veri të Shqipërisë, Mal të Zi dhe në Kosovë në rajonin e Pejës, Junikut, Deçanit dhe Gjakovës, lokalisht edhe në disa zona tjera, por reshjet nuk do të jenë të baraspeshuara, pra disa zona (të pakta) ende mund të kenë mungesë të reshjeve.

Fillimi i javës së re na sjellë përmirësim të pjesshëm të motit. Priten rritje të temperaturave dhe intervale kohore me diell, por do të ketë edhe vranësira dhe në disa zona ndonjë reshje shiu./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Ky është personi që dyshohet se u vra me armë zjarri nga fqinji i tij në Skenderaj