Edona paralajmëron banorët: Nëse më nominoni s’kam me ju lënë rehat
Edona James, banorja më e përfolur e “Big Brother Vip Kosova” ka paralajmëruar banorët e tjerë.
“Nëse më nominoni s’kam me ju lënë rehat”, iu është drejtuar ajo banorëve të shtëpisë së “Big Brother Vip Kosova”, shkruan lajmi.net.
Gjatë këtyre ditëve të “Big Brother Vip Kosova”, Edona ka qenë shumë energjike, dhe sipas saj këtë e ka bërë shkaku që nuk ka qenë e nominuar.
Edona është zgjedhur banorja e preferuar e shtëpisë së “Big Brother Vip Kosova” sipas votave të publikut, përparësi kjo që ia pamundësoi nominimin.