Vëllai në Prishtinë bën për spital motrën e tij, arrestohet dhe dërgohet në mbajtje

Çdo ditë në vendin tonë raportohen raste të shumta të dhunës në familje, ku zakonisht viktima janë gratë e vajzat të cilat përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët dhe anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundi në një familje në rrugën ‘Jakup Ferri’ në Prishtinë, ku një i ri dyshohet se ka sulmuar fizikisht motrën e tij më të madhe.

Sinjali mëson se rastin e ka denoncuar 21-vjeçarja e cila ka deklaruar se vëllai i saj 19-vjeçar e ka sulmuar fizikisht duke e goditur, me ç’rast ajo ka marrë lëndime trupore për çka kërkoi ndihmë mjekësore në spital.

Njësitet policore me të marrë informatën janë vënë në lëvizje dhe kanë arrestuar personin e dyshuar, i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që 19-vjeçarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Aksidenti me tri viktima në Prizren, reagon vëllai i njërit shofer – publikon pamje të reja për të ‘shfajësuar’ Irfan Hotin