17 vjeçari kosovar që vdiq sot, u aksidentua rëndë me traktor
Një person i mitur ka vdekur pas një vetaksidenti me traktor në fshatin Ngucat të Malishevës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Elezaj ka thënë se viktima është i lindur në vitin 2006, teksa ka shtuar se edhe i lënduari është i moshës së mitur.
Teksa një person tjetër ka mbetur i lënduar dhe është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejmë shëndetësor.
“Rreth orës 14:00 është raportuar aksident trafiku në fshatin Ngucat- Malishevë. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku ngasësi i një traktori dyshohet të ketë humbur kontrollin mbi të dhe është vet-aksidentuar. Për pasojë një person mashkull i moshës madhore ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa një tjetër (po ashtu mashkull i moshës madhore) është dërguar në QKUK në gjendje të rëndë shëndetësore. Rasti është duke u hetuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, ka thënë Elezaj.