“Brenda një viti kam humbur dy fëmijë dhe babain”, banorja e BBV tregon historinë rënqethëse
Banorja e Big Brother VIP Kosova, Ledi Vokshi ka treguar historinë e saj në një diskutim me banorët e tjerë.
“Babai im gjithmonë ka luftuar për të pasur liri në jetën e vet. Unë që nga mosha 18-vjeçare kam punuar gjithmonë, që kur të kenë nevojë mami e babi, unë të jem aty për ta.”
“Edhe pse i kam arritur gjithmonë qëllimet e jetës në profesion, prapë nuk arrita që të jem aty për babin tim.”
Alby teksa e mban në përqafim i thotë: “Nuk duhet ta marrësh ashtu, sepse ti ke luftuar për të. Dhe tani mendoje që babi të shikon dhe e di çfarë ke bërë për të e sa je munduar. I ke dy fëmijë të bukur, që mund te bësh për ta, atë çfarë ke dashur të bësh për babain.”