Dorëzohen minatorët e Artanës e Kishnicës, ndërpresin grevën – por minatorët e Stan Tërgut nuk ndalen
Pas disa ditë grevë minatorët e Artanës dhe punëtorët e flotacionit në Kishnicë janë dorëzuar.
Mbrëmë në redaksinë e “Jepi zë” kanë ardhur informacione se nga sot minatorët e këtyre njësive biznesore do ta ndalin grevën.
Ndërsa sot ky lajm u konfirmua edhe nga faqja zyrtare e ndërmarrjes Trepça të cilët përmes një postimi e kanë quajtur vendim të mençur, shkruan Jepi zë.
Postimi i plotë:
Minatorët e Artanë dhe punëtorët e flotacionit në Njësinë Biznesore Minierat me Flotacion Kishnicë dhe Artanë e ndërpresin grevën dhe i rikthehen punës. Vendim i menqur dhe shumë i drejtë nga minatorët dhe punëtor e Kishnicës dhe Artanës.
Me FAT!