Parashikimi i motit në ditën e parë të Nëntorit dhe dy ditët në vijim

Nëntori fillon me vranësira e intervale kohore me diell. Vende-vende priten reshje lokale shiu, ndërsa pasdite vonë vranësirat do të vijnë duke u shtuar përsëri. Gjatë natës reshje të reja lokale shiu. Temperatura maksimale deri në 19 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me vranësira e intervale kohore me diell. Lokalisht nganjëherë priten riga e rrebeshe shiu, ndërsa natën priten reshje të reja shiu.

E Enjta na sjellë mot të ngashëm, me intervale kohore me diell, vranësira e lokalisht reshje shiu të herëpashershme. Temperaturat pas uljeve të lehta do të shënojnë rritje sërish sidomos të premten para ciklonit të madh të fundjavës./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  Nëse e shihni këtë person lajmërone menjëherë policinë, akuzohet për vrasjen në Klinë