I priten si refugjatë gjatë luftës, dy vëllëzërit nga Drenica e shpëtojnë nga falimentimi një institucion të qytetit italian

Në vitin 1998 vëllezërit Mefail dhe Egzon Thaçi kishin shkuar si refugjatë në qytetin e Gorizias në Itali.

Rreth 25 vite më pas, dy vëllezërit janë bërë protagonist në mediet italiane, me lajmin se kanë shpëtuar nga falimentimi “Unionin e Gjimnastikës”, në këtë qytet të themeluar në vitin 1868, duke shlyer borxhet në vlerë prej 120 mijë eurove.

Ky gjest i dy vëllezërve nga Komorani i Drenasit, është duartrokitur që nga punonjësit e këtij institucioni e deri të kryetari i kësaj komune.

Egzoni thotë se nuk është hera e parë që kanë ndihmuar në emër të familjes, por edhe gjithë kosovarëve.

“Kur kemi ardhur në këtu gjatë luftës ka qenë një pritje shumë bujare e mirë, na kanë hap dyert si më qenë në shtëpitë tona. Ky rasti i fundit ka qenë një rast specifik që i ka prekur të gjithë. Donacionin e kemi dhënë firma jonë “Goni SRL”, në emër të familjes, (120 mijë euro), por edhe gjithë kosovarëve. “Unioni i Gjimnastikës”, së Gorizias ka qenë prej vitit 1868, është vet historia e qytetit dhe ky institucion ka qenë duke falimentuar, sepse ka pas borxhe në banka dhe na kem fol si familje dhe i kemi kërkuar kryetarit komunës me dhanë një ndihmë në shenjë falënderimi për mikpritjen që na ka bërë ky dhe shteti i Italisë”, ka rrëfyer ai për IndeksOnline.

Vëllezërit kosovarë morën falënderime të shumta nga Presidentja e këtij Unioni, nga Kryetari i Komunës, dhe nga mijëra qytetarë që kanë dëgjuar për këtë gjest human të bërë nga familja Thaçi dhe tani Unioni i Gjimnastikës së Gorizias, po vazhdon aktivitetet e tij.

Poashtu vëllëzërve Thaçi së fundi në vizitë u kanë shkuar edhe deputetë e zyrtarë të PDK-së për t’i përgëzuar për këtë gjest.

Lexo edhe:  “Kam dyshime të mëdha”, babai i Marigonës flet pas anulimit të vendimit për dënimin e Dardan Krivaqës

Nënkryetarja e parë e PDK-së, Vlora Çitaku, gjatë vizitës në familjen e vëllezërve Thaçi ka thënë se nuk ka ndjenje më të madhe të krenarisë së sa me ju i pa të barabartë me qytetarët Italian.