9 orë bastisje në shtëpinë e ish-këshilltarit të Thaçit, flet avokati i tij
Ka përfunduar bastisja e hetuesve të Prokurorisë së Specializuar të Hagës në shtëpinë e ish-shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakajt.
Artan Çerkini, avokat i tij, tha para mediave se bastisja nisi në 8 të mëngjesit.
Ai deklaroi se hetuesit kanë bastisur me arsyetimin se në shtëpinë e Smakajt “mund të gjenden prova me relevancë për procedurat që janë duke u zhvilluar”. Por Smakaj, ritheksoi ai, “s’e ka statusin e personit të dyshuar”.
Ai, siç thotë Çerkini “s’ka pasur kurrfarë kontakti me dëshmitarë”.
“Nuk është intervistuar dhe nuk ka pranuar kërkesë që të intervistohet”, tha avokati.