Rrahje mes dy të rinjve në Prizren, pamje nga vendi i ngjarjes

Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen mollë sherri e kërcënimeve e përleshjeve mes të rinjve në vendin tonë. Një rast i tillë ka ndodhur sot në lagjen Bazhdarhane në Prizren, ku janë kapur dy persona.

Këtë herë në rrahje janë përfshirë dy të rinj, të cilët janë rrahur me njëri-tjetrin për motive akoma të panjohura.

Në pamjet e siguruara nga Sinjali shihet se ata shtyhen fillimisht mes vete, e më pas grushtohen – teksa përleshja vazhdon.

Ende nuk dihet nëse Policia ka intervenuar në vendin e ngjarjes dhe të dyshuarit janë arrestuar.

Lexo edhe:  Muharremi: “Krejt çka di Albin Kurti, është me ia blerë votën qytetarëve më të varfër në Evropë me nga 100 euro”