Edona rrëmben vëmendjen e publikut, i dyfishohen me miliona herë klikimet në TikTok
Po vazhdon të zhvillohet loja në shtëpinë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova edicioni i dytë, aty ku janë futur 20 banorë pothuajse krejt të ndryshëm nga njëri-tjetri për ta kapur çmimin e madh prej 200 mijë eurove.
Dy nga ta, që sipas postimeve e komenteve në rrjete sociale besohet se kanë arritur të pëlqehen më së shumti deri tashmë kur është bërë një javë që kur ka filluar ky edicion, janë Visar Dërmaku i njohur si Gania si dhe Edona James.
Nga 19 milionë klikime në TikTok sa i kishte të martën, rreth tri ditë më vonë, Edonës i janë bërë gjithsej 42 milionë.