Malishevasit hajnat ia vjedhin dy armë në veturë, Policia nis hetimet

Cak i hajnave shumë herë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë veturat, të cilat qytetarët nuk po kanë siguri t’i lënë askund. Automjete të ndryshme po thyhen e vidhen qoftë në parkingje apo hapësira tjera publike, e madje edhe nga oborret e shtëpive.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundi në fshatin Mirushë të Malishevës, ku persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur në një veturë.

Sinjali mëson se pronari i veturës ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi ka vërejtur se hajnat kanë hapur veturën dhe kanë vjedhur çantën e tij ku ndodheshin dy armë zjarri me leje.

Si rezultat i denoncimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti “Vjedhje e rënde” dhe kanë nisur hetimet për identifikimin e të dyshuarve.

Lexo edhe:  Aksident i rëndë mes një kamioni dhe një veture në Isniq, dy persona të lënduar