Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vazhdim
Sot pritet të kemi mot kryesisht me diell dhe vranësira si dhe shumë i nxehtë për këtë periudhë kohore. Erërat jugore dhe jugperëndimore do të fuqizohen gradualisht, ndërsa temperatura maksimale parashihet të arrijë deri në 25 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veirore, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Temperaturat do të vazhdojnë të jenë të larta dhe rrymimet ajrore nga jugu fuqizohe. Në mbrëmje vonë në Mal të Zi shtim i vranësirave dhe rrebeshe lokale shiu, ndërsa gjatë natës edhe në veri dhe veriperëndim të Shqipërisë priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.
E Mërkura sjellë destabilizim të fuqishëm të motit. Rrebeshe mjaft intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë priten në Shqipëri, sidomos pasdite vonë në zonat bregdetare të vendit, fillimisht në veriperëndim dhe në fund në jug të vendit.
Rrebeshe lokale shiu të mërkurën pritet të kemi edhe në Kosovë, më shumë në rajonin e Dukagjinit, ndërsa reshjet do të jenë të herëpashershme. Temperaturat shënojnë ulje të lehta.
Rrebeshe intensive të mërkurën priten në Mal të Zi, ndërsa në Maqedoninë Veriore dhe Luginën e Preshevës ato do të jenë më të pakta dhe të karakterit lokal.
Nga e enjta na pret mot paksa i ndryshueshëm, me alternime mes vranësira, intervaleve kohore me diell dhe reshjeve të herëpashershme lokale të shiut. Temperaturat nuk do të pësojnë ndonjë ndryshim të madh./METEOBALLKAN