Themeluesit e Lëvizjes për braktisjen e fesë islame: Duam të jemi vetëm shqiptar
“Të jemi vetëm shqiptar”, është motoja e lëvizjes për braktisjen e fesë islame , e formuar dy ditë më parë në qytetin e Deçanit.
Kjo lëvizje është formuar rreth 70 persona nga gjitha vendet shqiptare e të mbledhur në Deçan për të thënë se “Feja e Shqiptarit është Shqipëria” dhe se mendojmë vetëm shqip.
Vesel Lekaj dhe Saim Tahiraj janë të ftuar në emisionin “Rreth e Rrotull” në Rtv Dukagjini të së hënës së 23 tetorit, është sqaruar ideja e themelimit të kësaj lëvizje nga persona të profileve të ndryshëm nga e gjithë Kosova.
Vesel Lekaj, ka njoftuar opinionin rreth deklaratës së kësaj lëvizje dhe që rreth 70 persona ishin pjesëmarrës në themelimit të kësaj lëvizje të premten e 20 tetorit.
“Në tubimin e së premtës, datë 21.10.2023, një grup qytetarësh në Deçan, ku morën bashkë mendimtarë nga trevat dhe qytetet e Kosovës. U deklaruan mbi ekstremizmin dhe dëmin që e shkaktojnë sidomos segmentet e ndryshme të fesë islame dhe ortodoksizmit serbë. Deklarimi unanimisht se nga sot e tutje nuk jemi muslimanë”. Ky është një reagim se nuk kemi forma të tjera se do ti kundërvihemi e do të ketë kështu..demonstratë..kundër tyre..”, revolta jonë ka qenë ne spo mundemi me bo diçka, e që nuk jemi më këtu”.
Këto prononcim ishin njëzëri, nga ky grup rreth 70 vet, dhe fillimisht ishte deklarim me emra personal”. “Feja e shqiptarit është Shqiptaria”, se mendojmë vetëm shqip, se në radhë të parë jemi shqiptarë, masanej mundemi me menu për forma të tjera.
“Pati mesazhe përkrahëse nga diaspora dhe vullnet për ta përkrahur nismën, për të kaluar katalocizëm direkt, në rrënjët e tyre të hershme dhe respektivisht në identitetin dhe kulturën evropiane”, ka shtuar Lekaj.
Sipas Lekaj, shoqëria kosovare është ngulfatur nga ekstremi islam dhe që sipas tij, duhet të largohen dhe “e keqja” të luftohen nga mendimet.
“Një e keqe që luftohet, një e keqe që luftohet me mendime, dhe kur e shohim se një shfaqje e ekstremit islam e ka ngulfat shoqërinë kosovare. E kemi konstatuar se ndërtohen xhamitë pa kritere, shkon tu e ngulfat shoqërinë..”.