Dy mitrovicas rrahen mes vete në pikë të ditës: Të dy “ngritjen koken” dhe nuk lëshonin rrugen derisa krisi grushti

Dy mitrovicas sot janë rrahur për një arsyje mjaft banale.

Në lagjen “Bair” para rrugës së shkollës “Ismail Qemaili” kanë qeruar hesapet mes tyre dy qytetarët, shkruan Jepi zë.

Të dy janë takuar përballë njëri tjerit me automjetet e tyre, duke mos i lëshuar rrugën njëri tjetrit për të kaluar.

Pas një kohe pritje duke “koqitur” secili, ata kanë dalur nga veturat dhe kanë filluar të rrahen mes veti, derisa kanë ndërhyrë disa qytetarë dhe i kanë ndarë.

Ndryshe ky incidenet ka ardhur edhe si pasojë e bllokimit të rrugës nga veturat tjera në njëren korsi, që kanë detyruar shoferët të ecin rrugës të kahjes tjetër./ Jepi zë

Lexo edhe:  Deputeti gjerman kritikon ashpër BE-në: Kosova ka të drejtë për targat