Qeveria duhet të paguajë shujtën e Policit, pagën e 13-të dhe pagën jubilare

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se thënë se ekziston një mendim juridik i Gjykatës Supreme të Kosovës për disa pagesa shtesë që lidhen me Policinë e Kosovës.

“Gjykata Supreme e Kosovës ka dhënë një mendim juridik për shpërblimin e shujtës ditore për Policinë e Kosoves, pagës së 13, shtesat në pagë për kualifikimin shkollor dhe pagën jubilare në Policin e Kosovës”, ka shkruar Qalaj, transmeton Gazeta Sinjali.

“Qeveria e Kosovës krahas pagesës se shtesave për rrezikshmëri, sigurimit shëndetësor dhe pensionimit të parakohëshëm duhet t’i paguaj edhe këto shtesa për Policinë e Kosovës”, ka thënë tutje ai.

Lexo edhe:  Ky është i dyshuari tjetër i arrestuar për vrasjen e rëndë në Skenderaj