“M’u duk vetja si Hashim Thaçi”, Luiz Ejlli pritet si hero në Kosovë – fansat në delir
Luiz Ejlli qëndroi mbrëmë në kryeqytet, për të marrë pjesë në premierën e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, film ky ku ai luan rolin kryesor, bashkë me Olta Gixharrin.
Kjo e fundit ishte kundërshtarja e tij më e denjë në spektaklin e kaluar të Big Brother, aty ku Luiz Ejlli fitoi simpatinë e fansave shqiptarë në të katër anët.
Se “fenomeni” Ejlli u mirëpret në trevat tona e tregon më së miri pritja që iu bë në Prishtinë.
Madje, mes batutash ai shtoi se iu duk vetja sikurse ish-presidenti Thaçi.
Ai nuk ngurroi të flasë edhe për mediet, ndërsa në veçanti për lajmi.net iu përgjigj disa pyetjeve provokative, me disa sosh duke luajtur pak diplomatin.
Por, si shkoi i gjithë rrugëtimi i tij nga fillimi deri te premiera e pas saj, ndiqeni storien e përgatitur.