Përse ishin të ndarë në Air Albania? Rama: Nuk e dija që Kurti do të vinte në stadium

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për momentin e shumë përfolur, kur në ndeshjen ndaj Shqipërisë dhe Çekisë, ai dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po e shihnin ndeshjen e ndarë. Rama ishte ulur në vendin ku ishte rezervuar për të, ndërsa Kurti ishte ulur në një pjesë lartë tij.

Rama në ‘Opinion’ te Blendi Fevziu, ka thënë se ai në stadiumin ‘Air Albania’ u ulë në tre vendet që ishin rezervuar për të dhe familjen e tij.

Kryeministri shqiptar tha se nuk ishte në dijeni dhe nuk kishte asnjë informacion se Albin Kurti po vinte në Tiranë.

Lexo edhe:  E dhimbshme: Kjo është 29 vjeçarja që vdiq në aksidentin në Skënderaj, la pas dy fëmijë