Musliu e quan Kurtin dështak: Je si produkt i Ali Express-it, porosit diçka tjetër e të vjen diçka tjetër

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, e ka quajtur dështak kryeministrin e vendit, Albin Kurti, raporton Gazeta Sinjali.

Në seancën e sotme të Kuvendit, Musliu i ka bërë thirrje Kurtit që t’ua japë lirinë deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, që sipas saj, të vendosin dhe të votojnë parimisht.

Më tej ajo ka thënë se kryeministri është si një produkt i porositur në Ali Express [faqe kineze për porosi online], që porosit diçka tjetër dhe të vjen diçka tjetër.

“Albin Kurti kudo që të jesh, të bëj thirrje, jepju lirinë deputetëve të partisë tënde për të vendosur dhe votuar parimisht. Mos harro se ke ardhur me premtime të mëdha në pushtet ndërsa veprimet e tua si qeveritar, në krahasim me premtimet e fushatës po e dëshmojnë çdo ditë se ti je thjeshtë një produkt i porositur në “AliExpress”, që porosit diçka tjetër dhe të vjen diçka tjetër, ke premtu diçka tjetër, vepron diçka tjetër. Me kuptimin e plotë të fjalës, Albin Kurti je një dështak”, tha Musliu.

Lexo edhe:  Mbi 2 mijë kafiteri e restorante u mbyllën