Prangoset shtetasi i Maqedonisë së Veriut, i ofroi ryshfet policisë për të mos e gjobitur në trafik

Është arrestuar një shtetas i Maqedonisë së Veriut, për shkak se dyshohet se u kishte ofruar ryshfet policisë së Kosovës.

Prangosja e tij u bë në fshatin Zajm të Klinës, mëngjesin e së mërkurës.

Sipas raportit të policisë, ai ryshfetin e kishte ofruar që të mos i shqiptohet gjobë në trafik.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lexo edhe:  Përleshje në shkollën “Zenel Hajdini” në Prishtinë: 15-vjeçari ther me thikë shoqen e klasës