Këta janë dy kosovarët që vdiqën në aksidentin tragjik në Kalimash
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në “Rrugën e Kombit”, në tunelin e Kalimashit, ku dyshohet se kanë humbur jetën dy persona dhe 3 të tjerë kanë mbetur të lënduar. Të lënduarit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Kosovanews mëson se shtetasit kosovarë që kanë humbur jetën në këtë aksident janë: Sadik Osmani 58-vjecar dhe Nesret Osmani 45-vjecar.