Tmerrohet 21-vjeçarja në Prishtinë: Dy burra e fusin me zor në veturë dhe e sulmojnë seksualisht
Një rast i frikshëm i ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku një 21-vjeçare është futur me forcë në një veturë dhe është sulmuar seksualisht nga dy persona të panjohur për të. Tmerrin që ka përjetuar ajo e ka denoncuar në Polici, me ç’rast ka rrëfyer detaje se çka i ndodhi.
Burimet e Sinjalit nga Prokuroria kanë bërë me dije se bazuar në dëshminë e saj të dhënë para hetuesve policorë kuptohet se dy të dyshuarit fillimisht e kanë futur me zor në veturë dhe më pas kanë filluar me ngacmime e prekje.
E shqetësuar skajshmërisht, viktima ka deklaruar se të dyshuarit i kanë kërkuar që të kryej edhe marrëdhënie seksuale, duke tentuar ta ledhatojnë në pjesët intime. Sipas saj, gjithçka mbaroi kur pas disa tentativave, para se të ndodhte diçka më e keqe, ajo arriti të largohej nga vetura e të dyshuarve.
Burimet e Sinjalit thonë se si rezultat i denoncimit, njësia e Hetimeve është aktivizuar për të mbledhur më shumë informata në lidhje me rastin, në mënyrë që të zbardhen rrethanat ën të cilat ka ndodhur ngjarje dhe të kapen të dyshuarit,