Arrin në 2 mijë e 670 numri i palestinezëve të vrarë në Gaza

Granatimet izraelite të Rripit të Gazës kanë vrarë 2,670 njerëz, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e Hamasit.

Sipas të njëjtit burim, 9600 persona janë lënduar.

Grupi i Mbrojtjes Civile Palestineze njoftoi se më shumë se 1000 njerëz janë të zhdukur nën rrënojat e ndërtesave të goditura nga sulmet ajrore izraelite në Gaza.

Shumë njerëz u nxorrën të gjallë nga rrënojat 24 orë pasi ndërtesat u shembën, tha ekipi i Mbrojtjes Civile.

Lexo edhe:  I riu që ndërtoi dron ushtarak e aeroplanin më të madh në Kosovë tregon për pasionin që ka mbi elektronikën dhe aviacionin