Bie bora e parë në këto dy shtete evropiane
“Meteo Ballkan” njofton për rënien e borës në Kredarica të Sllovenisë dhe Platko të Kroacisë.
“Këto bjeshkë kanë lartësi shumë të lartë mbidetare”, shkruan “Meteo Ballkan”, krahas fotografive të publikuara.
Borë është paralajmëruar se do të bie edhe në viset malore në Kosovë.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të hënën do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, ku temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-8 gradë celsius, e ato maksimalet ndërmjet 11-16 gradë.
Sipas IHMK-së, mot i vranët dhe me shi do të mbajë të martën, ku temperaturat do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë, e maksimalet deri në 12 gradë.
“E mërkurë- Do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius.. E enjte-Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes. E premte- Mot kryesisht i qetë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-26 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik.
Sipas IHMK-së, gjatë pesë ditëve pritet të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s, ndërsa pas të dielën pas mesnatës pritet të ketë reshje të shiut, me ç’rast do të bien temperaturat në dy vlerat ekstreme.
“Në viset malore me lartësi mbi 1800m mund të bien edhe fjollat e para të borës”, thuhet tutje në njoftim.