Ish-deputeti i VV-së: Albin Kurti kryeministër më i dështuar se Hashim Thaçi

Albin Kurti po hyn në vitin e tretë në krye të Qeverisë së Kosovës, mirëpo tashmë zhgënjimi ndaj ti si kryeministër i vendit është evident.

Kjo për faktin se edhe bashkëpunëtorët e tij po i largohen, i tillë është edhe Fatmir Humolli, deputet i Kuvendit të Kosovës i cili u largua nga grupi parlamentar i VV-së.

Ai në një intervistë për Lajmi.net, ka thënë se Albin Kurti si kryeministër po bënë shumë gabime, ndoshta më shumë se ish-kryeministrat e tjerë para tij.

Humolli duke krahasuar punën e ish-kryeministrit, Hashim Thaçi me kryeministrin aktual, Albin Kurti, tha se Kurtin e se si më të dështuar.

“Albin Kurti ka vazhduar një stad të ri të gabimeve që për mendimin tem është më i dështum sesa Hashim Thaçi. Në rrethanat që kanë qenë, janë qenë më të favorshme politikisht, shumica e popullit ja ka dhënë besimin që asnjë udhëheqës i Kosovës se ka pas me u ballafaqu me bashkësinë ndërkombëtare”, u shpreh Humolli.


Humolli tutje tha se Kurti ka pasur mundësinë të mësoj nga gabimet e liderëve politik e edhe të Hashim Thaçit, e sidomos në raport me qasjen ndaj dialogut dhe bashkësisë ndërkombëtare.

“Mosha e Hashimit edhe Albinit janë përafërsisht të njëjtë, Albin Kurti ka pas mundësi ka pasur mundësi me marrë mësim prej gabimeve tona se kemi qenë gjeneratë e re e nuk është dasht me i bë këto gabime të Hashim Thaçit”, ka thënë ai për Lajmi.net.

Fatmir Humolli ishte pjesë e listës së Vetëvendosjes në zgjedhjet e fundit parlamentare, por që pas 2 vitesh u largua nga ky grup duke thënë se Qeveria Kurti nuk po i kryen punët për të cilat e ka marrë besimin e qytetarëve.

Humolli tashmë rrugëtimin e tij politik brenda Kuvendit të Kosovës është duke e vazhduar si deputet i pavarur.

Lexo edhe:  Komshinjtë menduan se në bagazh ka njeri, policia i shkon në shtëpi gruas nga Ohio – zbulohet misteri qesharak