Drejtori i prodhimit në KEK rrezitet në Shqipëri, Kosova në terr

Kosova po përballet me krizën me energji elektrike më të rëndë tash e sa vjet.

Aktualisht ka rënë nga sistemi edhe blloku A3 dhe ende nuk është futur në sistem blloku B2.

Por, e gjithë kjo nuk duket të jetë shqetësuese për drejtorin operativ të prodhimit në KEK që ka vendosur të shkojë në pushime.

Ai ka postuar fotografi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook nga Saranda.

Imeri është përgjegjësi kryesor i prodhimit të rrymës në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Ai që nga 19 gushti po qëndron në pushime në Shqipëri, vend ky që nuk ka reduktime me energji elektrike.

Dikush nga komentuesit e ka pyetur “nëse ka ndërmend të kthehet në Kosovë”, por që Imeri nuk i ka kthyer përgjigjje.

KOSTT ka kërkuar sot nga KEDS që si pasojë e rënies nga sistemi të A3-shit, të bëjë “kufizime emergjente të energjisë elektrike”, ndërkohë që KEDS ka porositur qytetarët që të bëjnë “kursime maksimale”.

Vendi aktualisht i prodhon më pak se 400 megavatë, që e bën situatën shumë të pafavorshme. Zakonisht gjatë verave të kaluara, prodhoheshin rreth 650 megavatë me rrymë.

E kur qytetarët po përballën më reduktime të shumta të energjisë, pas rënies se bllokut A3 këto reduktime pritet të rriten pasi që momentalisht KEK-u është duke nënprodhuar./Paparaci

Lexo edhe:  Pas 34 vjetësh, Mitrovicasi merr çelësat e banesës së tij në veri