“Kurti bëri gabim…”, befason deputeti i VV-së: Kontributi i Edi Ramës është shumë i madh për Kosovën

Deputeti i LVV, Eman Rrahmani ka thënë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama punën dhe qëllimin e ka në të mirë të Kosovës.

Ai tha se Rama nuk duhet konsideruar brenda ditës edhe hero edhe tradhtare, pasi deklaratat e tij në Beograd në të mirë të Kosovës i kemi duartrokitur të gjithë.

Tutje ai tha se edhe Rama dhe Kurti kanë gabimet e tyre në raport me njëri-tjetrin dhe sipas tij, këto mund ta dëmtojnë Kosovën, por edhe Shqipërinë.

“Më thënë të drejtën shpesh herë qëllimisht edhe për arsyeje të ndryshme po keqpërdorën deklaratat sidomos në nivele të tilla, ku interesi më i madhe është ai i Serbisë që Kosova dhe Shqipëria mos të kenë raporte të mira, sidomos dy kryeministrat. Unë mendojë që dhe kryeministri, Albin Kurti dhe kryeministri, Edi Rama qëllimin dhe punën e tyre e kanë për të mirën e Kosovës. Deklaratat që munden me u keqkuptua nuk duhet më u përdore nga askush.

Kontributi i Ramës është shumë i madhe që ka dhënë për Kosovën, deklaratat që ka dhënë për Kosovën në Beograd, ku ka kërkuar njohjen e Republikës së Kosovës, atëherë ne këto i kemi duartrokitur të gjithë dhe këtu kemi kaluar në një situatë ku brenda ditës e shpallim edhe hero edhe tradhtare. Mendoje që duhet parë punën e cila bëhet, pasi mendoje që secili prej nesh kemi gabime. Rama ka bërë gabim kur ka anuluar mbledhjen e dy qeverive dhe Kurti ka bërë gabim kur nuk e ka pritur në Kosovë”, ka deklaruar ai në Tëvë1.

Lexo edhe:  Lajm i hidhur: Vdes afaristi i njohur vushtrrias, Hajrullah Krasniqi