Madhështore: Heroi që ra në veri nderohet sot në rrugët e Tiranës nga tifozët shqiptarë

Gjithçka gati për ndeshjen Shqipëri – Çeki, e vlefshme për kualifikueset e evropianit 2024.
Tifozë nga të gjithë anët kanë marrë rrugë për në kryeqendrën shqiptare, aty ku mezi po presin fillimin e një prej sfidave më të rëndësishme të viteve të fundit, përcjell lajmi.net.

Në fotografitë që tashmë po qarkullojnë thuajse në të gjitha rrjetet sociale, shihen tifozë që nderojnë Afrim Bunjakun, policin hero që vdiq përgjatë luftimeve me terroristët serbë, me datën 24 të muajit që lamë pas.

Më poshtë edhe fotoja përkatëse, ndërsa kujtojmë faktin që ne do t’ju raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual rreth kësaj sfide, bashkë me fotografi e video nga vendi i ngjarjes.

Lexo edhe:  Trumpi e quan "të poshtër" prokurorin që ngriti aktakuzën ndaj Thaçit dhe të tjerëve, zotohet se do ta shkarkojë