Shqipëria miraton rezolutën për Kosovën
Kuvendi i Shqipërisë e ka miratuar rezolutën në mbështetje të Kosovës pas sulmit agresionit të Serbisë në Banjskë të Zveçanit.
Rezoluta u miratua me 106 vota pro, pa asnjë votë kundër dhe me një abstenim.
Kryetarja e Komisionit të Jashtëm Mimi Kodheli, tha se Shqipëria ka qëndruar, qëndron dhe do të qëndrojë përherë me Kosovën, në ditë të mira dhe në kohë të vështira.
“Kosova mbetet projekti i madh strategjik i Shqipërisë dhe po aq mbetet projekti i madh sovraniteti dhe integriteti territorial i saj,”, tha ajo
(Foto ilustrim)