Shqiptari nga Izraeli: Nuk iki nga këtu, nuk kam arsye

Shqiptari, Dritan Tërshana, që jeton në Izrael, në emisionin “Frontal” të T7, ka folur rreth situatës së krijuar së fundi atje. Ai ka thënë se çdo banesë e ka nga një vend të sigurt për t’u mbrojtur nga sulmet.

Tërshana tha se në vendin ku jeton ai nuk është shumë situatë e rënduar, por në brezin kufitar.

Ai tha se nuk ikë nga Izraeli, pasi sipas tij nuk ka arsye.

“Nuk e bëj, s’kam arsye, jetoj dhe punoj këtu, s’është së nuk dua të jetoj në Shqipëri”, tha ai.

Ai tregoi edhe se si u përballë shteti izraelit pas sulmit të Hamasit.

“Menjëherë e morën vetën, u mobilizua, kanë rrethuar komplet Rripin e Gazës. Aviacioni është arma më e fortë e shtetit izraelit.”

Ai tha se sot është vrarë “vëllai i njërit nga kryesuesit të Hamasit që kryen sulme në Izrael”.

Tërshana ka thënë se në Izrael po bëhen krime kundër njerëzimit.

“Janë vrarë gra, fëmijë, pleq, janë përdhunuar njerëz, janë kryer krime monstruoze. Këtu janë bërë krime kundër njerëzimit”, tha ai në “Frontal”.

Ai u pyet nëse njeh ndonjë shqiptar të Kosovës që ndodhet në Izrael.

“Unë personalisht nuk njoh shqiptarë të Kosovës, do të kisha dëshirë. Nuk më ka rënë rasti të takojë personalisht”, tha ai.

Lexo edhe:  Përleshja në Gjakovë: Këta janë gjashtë të rinjtë që u arrestuan pasi u rrahën mes vete