Vdes punëtorja e Ministrisë së Shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, njofton për vdekjen e Vjollca Lahut e cila ishte e angazhuar në Ministrinë e Shëndetësisë që nga viti 2003.

Vitia përmes një shkrimi në Facebook thotë se e ndjera ishte çdoherë e gatshme për ndihmë dhe shumë e dashur me palët dhe kolegët e ministrisë.

“Sot morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të koleges tonë të dashur, Vjollca Lahu!

Me dhimbje të thellë, shpreh ngushëllimet me të sinqerta për familjen, të afërmit dhe miqtë. Vjollca ishte e angazhuar në Ministrinë e Shëndetësisë që nga viti 2003. Ajo ishte e sinqertë, komunikative, çdo herë e gatshme për ndihmë, e afërt dhe shumë e dashur me palët dhe kolegët e Ministrisë.

Do ta kujtojmë atë përherë si një punëtore të zellshme, me mirësjellje dhe vlera të larta njerëzore”, shkruan Vitia.

Lexo edhe:  Droga po përdoret me të madhe, kapen në flagrancë me substanca narkotike edhe katër persona