Ndërpritet furnizimi me ujë në Mitrovicë e Skenderaj

Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në komunën e Mitrovicës dhe atë të Skenderajt.

Sipas Kompanisë Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica”, ndërprerja e ujit është bërë për shkak të një defekti në pajisjet elektrike në impiantin për trajtim të ujit në Shipol.

“Ekipi i mirëmbajtjes elektrike është duke punuar në detektimin dhe sanimin e defektit. Për zhvillime të reja do të ju informojmë me kohë”, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie.

Lexo edhe:  Sulmohet gazetari Valon Syla