Burri e bën për spital gruan me të cilën bashkëjeton, në Polici se ajo ia nisi e para sulmit
Një grua nga Prishtina e ka denoncuar në Polici personin me të cilin është duke bashkëjetuar, me pretendimet se po ushtron dhunë sistematike ndaj saj.
Sinjali mëson se rasti ka ndodhur në rrugën “Rrasa e Zogut”, në orët e mëngjesit të së shtunës dhe u zbulua pasi viktima u dërgua në QKUK për trajtim mjekësor.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se viktima ka denoncuar të dyshuarin për dhunë fizike, pas një mosmarrëveshje që kishin pasur mes vete e që dyshohet se eskaloi në sulm. Si pasojë e zënkës gruaja është goditur nga partneri i saj, i cili i ka shkaktuar lëndime trupore, për çka ajo e raportoi në Polici.
Si rezultat, Policia ka shoqëruar të dyshuarin në stacion, për të dhënë deklaratë në lidhje me rastin, ku gjatë dëshmisë përveç që e mohoi ta ketë sulmuar viktimën, tha para hetuesve policorë se ajo ka ushtruar dhunë ndaj tij.
Pas intervisitimit të të dyshuarit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh për veprën penale “dhunë në familje”.
/Gazeta Sinjali