Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Dita e dhjetë e Tetorit në Kosovë përpos intervaleve kohore me diell pritet të sjellë edhe disa vranësira dhe riga ose rrebeshe lokale shiu, ndërsa temperaturat nuk pritet të pësojnë ndonjë ndryshim të madh.

Rrebeshe lokale shiu priten në disa zona në orët e pasdite. Rrebeshet do të jenë afatshkurtra dhe vetëm në disa rajone. Temperatura maksimale rreth 24 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe në disa vise edhe kalime të vranësirave me ndonjë rrebesh të shkurtër shiu, kryesisht në disa vise në Maqedoninë Veriore dhe disa zona malore në Shqipëri. Në pjesën më të madhe të Shqipërisë pritet mot i ngrohtë dhe me diell.

Nga e mërkura na pret mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë pothuajse veror. Temperaturat pas një rënie të lehtë, të përkohshme  do të rriten përsëri sidomos nga e enjta./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot dhe ditëve tjera