Gjykata merr një vendim për mitrovicasin që dyshohet se shtyu në 56-vjeçarin në fajde dhe tentim-vetëvrasje
U raportua ditë më parë për një rast të rëndë që ka ndodhur në Mitrovicë, ku një burrë tentoi t’i jap fund jetës pas presionit të vazhdueshëm që e ka pasur nga fajdexhinjtë. Si pasojë e gjendjes së rënduar, viktima tentoi të bëjë vetëvrasje, duke konsumuar domestos, por fatmirësisht shpëtoi dhe u dërgua në QKUK për trajtim mjekësor.
Lidhur me rastin është arrestuar Baki Dibrani, 48-vjeçar i cili u kap pasi Policia kreu bastisje në shtëpinë e tij.
Burimet e Sinjalit nga Prokuroria bëjnë të ditur se është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji për Dibranin, ndaj të cilit kanë nisur hetimet për veprat penale “Fajde” dhe “Shytje në vetëvrasje”.
Identifikimi i tij erdhi pas aktivizimit të Policisë për hetimin e rastit dhe ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme, me ç’rast u zbulua se i njëjt dyshohet se është i përfshirë në këtë rast.
Me t’u përfunduar aksioni, i njëjti është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me rastin.