Dy të mitur bëjnë për spital tre persona në Fushë Kosovë, arrestohen nga Policia

Nuk janë të rralla rastet kur në përleshjet fizike mes qytetarëve përfshihen persona të mitur të cilët janë problematikë.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në rrugë ‘Dardania’ në Fushë Kosovë, ku dy të mitur dyshohet se kanë sulmuar fizikisht tre persona, prej të cilëve dy janë të moshës madhore.

Sinjali mëson se viktimat kanë pësuar lëndime trupore, për çka kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që rastin e kanë denoncuar edhe në Polici.

Njësitet policore me të marrë informatën janë vënë në lëvizje, ku kanë arritur që t’i arrestojnë dy të miturit dhe t’i shoqërojnë ata në stacion policor ku janë intervistuar në praninë e zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale dhe avokatit mbrojtës.

Me urdhër të prokurorit, dy të miturit janë dërguar në mbajtje për 24 orë dhe ndaj tyre është iniciuar rasti ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Lexo edhe:  Vdes polici Asllan Gashi, shërbeu për shumë vjet në Polici