“Si pata kaq fat”, Blero më i lumtur se kurrë me të dashurën e re
Blero Muharremi duket se është duke e shijuar në maksimum lidhjen e tij të re.
Në fotografinë e fundit të ndarë me ndjekësit e tij në InstaStory, ai shfaq një buqetë me lule në një dhomë të errët, teksa në mbishkrimin e saj pati disa fjalë dashurie.
“Nganjëherë vetëm të shikoj dhe mendoj me veten: Si pata kaq fat, nuk e di. Por të lutem dije që jam mirënjohës për ty çdo ditë dhe nuk mund ta shpjegoj me fjalë. Por thjesht e di se të dua”, ka shkruar Blero në fotografi.