Policia e Kosovës nga sot do të jetë më e fortë: Njësisë Speciale i shtohen edhe 36 specialsa

Sot në Kampin e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës në Vrellë, pas trajnimit 12 javorë, u mbajt ceremonia e diplomimit për 36 zyrtarët policorë të cilët përfunduan trajnimin për operatorë të Njësisë Speciale Operative.

Të pranishëm në ketë ceremoni të diplomimit ishin ministri i punëve të brendshme z. Sveçla, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Hoxha, znj. Avery –Riffe nga ICITAP- Ambasada Amerikane, përfaqësues nga KFOR-i amerikan, menaxhmenti i lartë i PK-së si dhe eprorë e zyrtarë nga Departamenti i Njësive Special të PK-së.

Të pranishmëve me nga një fjalë rasti iu drejtuan ministri i punëve të brendshme z. Sveçla, drejtori i PK-së kolonel Hoxha si dhe eprorë të njësisë special operative. Folësit në ceremoni uruan operatorët e rinj të NJSO-së dhe në të njëjtën kohë i inkurajuan që të punojnë me profesionalizëm, integritet dhe përgjegjësi, gjithmonë të bashkuar dhe duke përkrahur njëri- tjetrin, në shërbim dhe mbrojtje të qytetarëve dhe Republikës së Kosovës.

Lexo edhe:  67-vjeçarja në Dragash dyshohet se u vra nga familjarët që me vite u kujdesen për të