Kosovarët pa viza prej 2024: VisaMetric i “qet” punëtorët n’rrugë pas 1 janarit

VisaMetric është i vetmi ofrues i shërbimit i autorizuar nga Ambasada Gjermane në Prishtinë për të pranuar aplikime për viza në Kosovë.
Por nga 1 janar 2024 kur kosovarët do të mund të lëvizin pa viza në drejtim të shteteve të Bashkimit Europian, kjo kompani ka njoftuar punëtorët e saj që të gjejnë një punë tjetër ku të munden, shkruan lajmi.net.

Ekipi i lajmi.net ka shkuar pranë ambienteve të kësaj kompanie për të parë se sa janë të vërteta raportimet se kjo kompani i ka paralmëruar punëtorët e saj që të gjejnë një punë të re nga janari i vitit të ardhshëm.

Pavarësisht se ekipit të lajmi.net iu tha nga menaxhmenti që të presin jasht ambienteve të objektit dhe pas një pritje, gazetari hynë brenda përsëri, por përsëri i kërkohet atij që të i lirojë hapësirat e VisaMetric.

Më tutje qytetarët prapa kamerës kanë treguar faturat, që sipas tyre janë të larta pagesat që duhet të i kryejnë për të marrë shërbime nga kjo kompani.

Lexo edhe:  Rahovecasi merr në huazim një mjet pune dhe e shet, i kushton me ndalim policor