Ngjarja tragjike për familjen Abazaj nga Klina, nisin hetimet për vdekjen e futbollistit 19-vjeçar
E premtja ishte ditë e kobshme për familjen Abazaj nga Gllareva e Klinës. Djali 19-vjeçar i kësaj familje, Kadriu, humbi jetën tragjikisht duke luajtur futboll në një fushë të sportit në këtë fshat.
I riu vdiq pasi u alivanos duke luajtur futboll dhe për pasojë u rrëzua në tokë, e që fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.
Policia e Emergjenca arritën në vendin e ngjarjes posa u raportua rasti dhe dërguan të riun në spital, aty ku edhe u konstatua vdekja e tij.
Për këtë ngjarje tragjike që tronditi vendin, Prokuroria tashmë ka nisur hetimet. Sinjali mëson se me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti “hetim i vdekjes” dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Familja Abazaj tashmë ka hapur të pamen, teksa lamtumira e fundit të riut do t’i jepet nesër, në ora 15:00, në varrezat e fshatit Gllarevë.