Të shtëna me armë në Sfeçël të Podujevës

Policia e Kosovës ka njoftuar për të shtëna me armë në fshatin Sfeçël të Podujevës.

Sipas PK-së, me këtë rast, një person është arrestuar.

Njoftimi i Policisë së Kosovës:

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte shtënë me pistoletë. Në vendin e ngjarje janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë (me gaz), shtatë fishekë dhe tri gëzhoja. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lexo edhe:  Sot varroset 18 vjeçari nga Deçani që vdiq dje