E dhimbshme/ Pas tre muaj ‘luftë’ me jetën, ministres Hajdari i vdes vëllau

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka ndarë një lajm të dhimbshëm.

Ajo përmes një postimi në Facebook njoftoi se i ka ndërruar jetë vëllau i saj.

“Sa rëndë për motrën të jap këtë njoftim,
Vëllau ynë i dashur Petriti, sot na la, pas 3 muaj luftë në mes jetës dhe vdekjes, në spitalet zvicrrane në Aarau”, shkroi Hajdari.

Postimi i plotë

Sa rëndë për motrën të jap këtë njoftim,
Vëllau ynë i dashur Petriti, sot na la, pas 3 muaj luftë në mes jetës dhe vdekjes, në spitalet zvicrrane në Aarau.
Pusho i qetë në paqë vëlla Titi i dashtun shumë për ne, e gjithë miqtë tanë kudo që janë.
P.s Për detajet e funeralit do të njoftojmë në ditët në vijim…./Veriu.info

Lexo edhe:  "Jo shumë larg kilometra nga Ura e Ibrit janë minatorët e Trepçës, po trajtohen çnjerëzisht nga Qeveria"