Tentoi të hyjë ilegalisht në Kosovë nga Serbia, arrestohet nga Policia

Gjatë ditës një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi që ka tentuar të hyjë ilegalisht në Republikën e Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur në në fshatin Bistricë të Leposaviqit.

Raportimi i Policisë:

KALIM I PA AUTORIZUAR I VENDKALIMEVE KUFITARE OSE VIJËS KUFITARE- Fsh. Bistricë, Leposaviq. 01.10.2023 – 14:30. Është ndaluar një veturë me targa të Serbisë të cilën e drejtonte i dyshuar mashkull kosovar. I dyshuari ka pranuar se ka kaluar nëpërmes rrugëve ilegale nga Serbia në R. Kosovë. Pas intervistimit, i dyshuarit me vendim të prokurorit është liruar. Rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Lexo edhe:  FSK arrin në Shqipëri për ta kërkuar një shtetas të Kosovës që ra në lumin Buna