Po bënin gara sportive në rrugën Mitrovicë -Prishtinë, katër shoferët dënohen me nga 150 euro dhe nga një pikë negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka dënuar 4 persona pasi të njëjtit po bënin gara të kundërligjshme në rrugën Mitrovicë-Prishtinë.

Sipas policisë në rrugën nacionale Mitrovicë –Prishtinë, aksi rrugor zona e Vushtrrisë, po bënin gara sportive me vetura duke penguar e rrezikuar edhe pjesëmarrësit tjerë në trafikun rrugor.

Katër shoferët janë dënuar me nga 150 euro dhe nga një pikë negative.

Lexo edhe:  Vdes një fëmijë 2 vjeçar nga Podujeva, Policia nis hetimet për rastin