Vogëlueshi nga Skënderaj përfundon me sukses trajtimin në Turqi

Pas 14 muajsh qëndrimi në Turqi, vogëlushi nga Skënderaj i cili quhet Joel ka përfunduar me sukses trajtimin.

I ati i tij, Burim Qarkaj ka falenderuar përzemërsisht të gjithë ata që kontribuan e ndihmuan në shërimin e të birit.

Postimi i plotë:

Të dashur miq e familjarë,

Sot duam të ndajmë gëzimin me të gjith juve që pas 14 muajsh u kthyem në vendlindje dhe jemi shumë të lumtur që djali ynë Joeli ka kaluar me sukses trajtimin në Turqi.
Falenderojmë Allahun e Madhëruar që ashtu siq na dërgoi këtë sprovë ashtu edhe na hapi rrugët që përmes juve qe na keni ndihmuar si me të holla ashtu edhe mjekëve arritem tek mjekimi. Falenderojmë nga zemra secilin prej jush që keni kontribuar per sherimin e djalit tonë si dhe të gjithë familjarëve,miqve tanë që qëndruat pranë nesh në këtë periudh të vështirë për ne.
Jeta na përplas secilin me probleme të ndryshme shëndetsore por shpresat nuk duhet ti humbim asnjëher sepse mrekullitë ndodhin dhe sot mrekullia jonë është Joeli.

Lexo edhe:  Stresi mori një vendim, hoqi dorë nga ky aplikacion