Video erotike e saj në telefonin e kriminelëve? Reagon Luana Vjollca

Moderatorja Luana Vjollca ka reaguar në lidhje me një video erotike që po qarkullon mes qytetarëve, ku sipas profesorit të kriminologjisë, Ervin Karamuço ka dalë nga bisedat në “Sky” të një personazhi në kërkim, pas zbërthimit nga ana e prokurorëve, (ku ka shumë dyshime mbi vërtetësinë e saj) dhe pretendohej se ishte Luana.

Ajo ka postuar një foto të saj në InstaStory, ku tregon se nuk ka tatuazh në pjesën e gjoksit, ndryshe nga vajza që shfaqet në videon erotike, teksa ka reaguar ashpër lidhur me aludimet mbi ato pamje.

“Është e turpshme të hidhni baltë mbi jetën e një vajze, që për gjithçka ka sot, ka vendosur të zgjedhë rrugë tjetër në këtë jetë për t’ja dalë, rrugën e punës” – shkruan Luana sipër fotos.

Kujtojmë se Ervin Karamuço bëri disa deklarata të bujshme mbrëmjen e djeshme në emisionin Zonë e Lirë, ku deklaroi se prokurorët e SPAK, në bisedat në aplikacionin “Sky”, të një personazhi në kërkim kanë gjetur video erotike të dy vajzave të showbizit shqiptar, madje befasoi dhe më tej, kur tha se është zbuluar se ato paguheshin deri në 100 mijë euro nata. Sipas tij, kjo video po qarkullon në telefonat e gazetarëve dhe personazheve të tjerë.

Por, kjo deklaratë e Karamuços është rrëzuar nga gazetari i kronikës Artan Hoxha. Sipas këtij të fundit, në aplikacionin e kriptuar skyeCC, nuk mund të përdoret komunikim me video dhe se nuk mund të bënin transferim videosh nga një telefon në tjetrin.

Së dyti, Hoxha shkruan se personazhi për të cilin aludohet është Ervis Martinaj, dhe sipas tij, zhdukja e tij po hetohet nga Prokuroria e Kurbinit dhe telefonat nga familjarët janë dorëzuar aty dhe s’ka si të dalin ato pamje nga prokurorët e SPAK.

Lexo edhe:  Kjo është e dashura e re e Robert Berishës