Togeri i Policisë së Kosovës kontribuon në hapjen e një pusi në Tanzani, e bën në emër të heroit Afrim Bunjaku

Togeri i Policisë së Kosovës, Ismet Hashani, aktualisht zëdhënës për rajonin e Gjilanit, ka kontribuar në hapjen e një pusi në Tanzani të Afrikës.

Përmes një postimi në “Facebook”, ai bëri të ditur se jo vetëm Hashani kontribuoi në hapjen e këtij burimi të ujit.

Karakteristikë është se burimin e ujit e hapi në emër të heroit më të ri të Republikës së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Lexo edhe:  Këto janë produktet që sekuestroi Policia e Kosovës në veri, po kontrabandoheshin nga Serbia në Kosovë